E enjte, 5 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Gjini për rastin e Arlinda Zekajt: Institucionet duhet të marrin përgjegjësi, është dashur të ketë dorëheqje të tjera ✦ Pacolli: Menaxhimi i mbeturinave prioritet i Ministrisë, 15 milionë euro nga Gjermania për Prishtinën ✦ Steph çmend Instagramin me kostumin drejtues sensual ✦ Anetta Beri shfaq linjat sensuale në pozë provokuese ✦ Shefi i Prokurimit në Policinë e Kosovës, Artan Fejza dyshohet se favorizoi dhëndrin në tenderë – IPK kërkon suspendimin e tij ✦ Martina Vismara Etheson rrjetet sociale me kostumin e saj provokues për Halloween ✦ Ministri Sveçla takohet me drejtorin e Europol-it: Kosova mbetet partner serioz, me rezultate të vazhdueshme në kuadër të bashkëpunimit tonë ✦ “Ose është i paaftë, ose është kapo”- Gjini akuzon Kurtin për krizë energjetike
Lajmet e Fundit

KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë

Nga · 4 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Komisioni Evropian do t’u paraqesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një rekomandim me shkrim, bazuar në të cilit Serbia është e gatshme për hapjen e klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit, dhe do të rekomandojë që ky grup kapitujsh të hapet gjatë muajit korrik, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime të besueshme në Bruksel.

Rekomandimi do të jetë në rendin e ditës të takimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, i cili është caktuar të mbahet më 8 korrik.

Serbia tashmë është përfshirë në agjendën zyrtare të këtij takimi.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

bazuar në burimeve të njohura me përmbajtjen e dokumentit, Komisioni Evropian do t’i vlerësojë pozitivisht ndryshimet në ligjet e diskutueshme për gjyqësorin, të miratuara nga Serbia në fund të muajit qershor.

Burimet e Radios Evropa e Lirë bëjnë të ditur se Komisioni Evropian, në letrën që do t’u paraqitet ambasadorëve të vendeve anëtare, do të përmendë edhe emërimin e anëtarëve të Organit Rregullator për Mediat Elektronike (REM) dhe funksionalizimin e plotë të tij, reformën e kornizës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it, si dhe përparimin në harmonizimin me sanksionet dhe politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

bazuar në të dhënave të fundit zyrtare, shkalla e harmonizimit të Serbisë me masat kufizuese të BE-së është 60 për qind.

Megjideklaroitë, Serbia ende nuk është harmonizuar me sanksionet që lidhen me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kinën.

Sa i përket politikës së vizave, bazuar në Komisionit Evropian, Serbia ka vendosur regjim vizash për shtetasit e katër vendeve të treta, por duhet ta bëjë këtë edhe për 12 vende të tjera, në mënyrë që të harmonizohet plotësisht me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Përpjekje për të siguruar mbështetjen e të gjideklaroi vendeve anëtare të BE-së

Me këtë dokument, Komisioni Evropian synon t’i bindë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ta miratojnë hapjen e klasterit 3 për Serbinë që javën e ardhshme.

Komisioni Evropian ka vlerësuar që në vitin 2021 se Serbia është teknikisht e gatshme për hapjen e këtij klasteri, por, deri më tani, shtetet anëtare të BE-së nuk i kanë dhënë dritën e gjelbër vazhdimit të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Brukselit.

Fillimisht, arsyeja ishte mosharmonizimi i Serbisë me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, ndërsa më vonë shqetësim u bë edhe përkeqësimi i situatës në fushën e sundimit të ligjit.

Serbia nuk ka hapur asnjë grup të ri kapitujsh në negociatat e anëtarësimit që nga dhjetori i vitit 2021 dhe, ndërkohë, ka humbur statusin e liderit në procesin e integrimit evropian.

Për hapjen ose mbylljen e një klasteri, përkatësisht të kapitujve negociues, nevojitet miratimi unanim i të gjideklaroi shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Radio Evropa e Lirë raportoi javën e kaluar se mes vendeve anëtare ende nuk ka konsensus për hapjen e klasterit 3.

Një numër shtetesh mbeten hezituese për shkak të dy çështjeve kryesore: mosharmonizimit të Serbisë me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe gjendjes në fushën e sundimit të ligjit.

Javë vendimtare për vendimin

Kjo javë konsiderohet vendimtare për hapjen e mundshme të klasterit 3, pasi javën e ardhshme do të mbahen konferenca ndërqeveritare me vendet e tjera kandidate.

Pikërisht në këto konferenca hapen ose mbyllen kapitujt dhe klasterët negociues.

Mali i Zi pritet që më 14 korrik të mbyllë përkohësisht dy kapituj negociues, ndërsa, në të njëjtën ditë, pritet që Ukraina dhe Moldavia të hapin nga një klaster negociues.

Brenda institucioneve të Bashkimit Evropian, një pjesë e zyrtarëve vlerësojnë se ky është momenti i duhur që edhe Serbisë t’i dërgohet një sinjal inkurajues nga Brukseli, duke miratuar hapjen e klasterit 3, për të cilin Komisioni Evropian prej vitesh vlerëson se vendi është teknikisht i gatshëm./REL


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *