E martë, 28 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit.

bazuar në kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 qershor 2026, rreth orës 23:00, i pandehuri Beshir Hamzës ka privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Tahirovci, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme që lidhej me shfrytëzimin e një prone, përkatësisht një livadhi.

Ndërkaq, i pandehuri I.H., babai i B.H., dyshohet se, edhe pse ka qenë në afërsi të vendit të incidents dhe ka pasur mundësi të ofrojë ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i ofruar ndihmë viktimës, e cila ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se kjo masë është e nevojshme për të siguruar prezencën e të pandehurve dhe zhvillimin normal të procedurës penale pa pengesa.

Gjykata ka vlerësuar po ashtu se ekziston rreziku i ikjes, pasi i pandehuri është larguar nga vendi i incidents, çka bazuar në saj tregon mundësinë e shmangies nga përgjegjësia penale nëse lihet në liri, andaj masa e paraburgimit në këtë fazë është vlerësuar si e domosdoshme.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *