E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Gjykata Supreme hedh poshtë padinë e Qeverisë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë si të palejueshme padinë e ushtruar nga Qeveria e Kosovës – Ministria e Drejtësisë kundër Odës së Avokatëve të Kosovës, duke mos hyrë në shqyrtimin e meritës së çështjes.

bazuar në Aktvendimit P.A.nr.17/2026, Gjykata ka konstatuar se objekti i padisë nuk bie në kompetencën e saj, duke e shpallur atë të palejueshme në fazën fillestare procedurale.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se ky vendim përbën konfirmim të autonomisë së saj institucionale dhe të kufijve ligjorë të kompetencave të institucioneve publike, duke theksuar se çdo ndërhyrje duhet të bazohet në Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në reagimin e saj, Oda ka deklaruar se nuk do të njohë apo zbatojë asnjë akt të nxjerrë jashtë kompetencave ligjore, duke e cilësuar autonominë e saj si garanci për pavarësinë e avokatisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Gjykata Supreme ka bërë të qartë se vendimi është përfundimtar dhe nuk lejohet ankesë ndaj tij.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *