Showbiz

Londrimi Mekaj i jep fund heshtjes: E vërteta pas krisjes së raportit me Klodin dhe Elijonën

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekaj, ka vendosur të sqarojë publikisht përfoljet rreth raportit të tij me Klodian Mihaj dhe Elijona Binakajn. Në një intervistë për emisionin SOL, Londrimi pranoi se marrëdhëniet me ta nuk janë më si më parë, duke konfirmuar kështu një ftohje mes tyre, por duke ruajtur privatësinë e miqve të tij.

“Ka qenë një shoqëri shumë e bukur, dikur mendonim se ishte ‘too good to be true’. Jemi kënaqur dhe kemi gjetur shumë veten te njëri-tjetri. Sot gëzojmë raport, por natyrisht jo si përpara”, u shpreh ai.

Londrimi zbuloi se mungesa e Klodit dhe Elijonës në eventin e tij të madh lidhet me një ftohje personale. “E kemi pasur një ftohje pak për disa çështje, që është më shumë personale… Me njerëzit e afërt ndoshta mbetet hatri edhe për gjërat më të kota”, shpjegoi ai.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Megjithatë, ish-banori la të kuptohet se dyert për një pajtim mbeten të hapura. “Unë i respektoj shumë, i dua dhe kam për të vazhduar të kem respekt për ta. Jemi të rritur e të pjekur, besoj që komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kemi me i zgjidh krejt… mirë jemi”, përfundoi ai.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *