Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi i suksesshëm Gjiko kanë zgjedhur Egjiptin si destinacionin e tyre më të fundit për pushime. Çifti po shijon disa ditë të qeta larg rutinës së përditshme, duke ndarë momente të veçanta nga ky udhëtim ekzotik me mijëra ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Elita ka publikuar fotografi mbresëlënëse nga Egjipti, ku shfaqet tejet elegante në një fustan të kalter, duke përshtatur në mënyrë të përkryer aksesorët me ambientin luksoz. “E humbur në Netët Arabe”, ka shkruar ajo, duke përshkruar atmosferën përrallore të mbrëmjeve egjiptiane.
Si prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, Elita dhe Gjiko vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata gjejnë gjithmonë kohë për romancën, duke u dëshmuar se dashuria e tyre mbetet e fortë. Një ndër fotot më të komentuara është ajo ku dyshja shihet e përqafuar buzë pishinës nën dritën e natës, duke shtuar më shumë magji udhëtimit të tyre.

