Ish-banorja e njohur e shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka bërë një deklaratë të fortë rreth ish-konkurrentes Loredana Brati. Gjatë një emisioni në “Top Channel”, ku Fetahu është pjesë e jurisë, ajo e cilësoi Loredanën si banoren më “fake” që ka marrë pjesë ndonjëherë në formatin e njohur.
Këto komente vijnë ndërkohë që Loredana Brati së fundmi ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, duke u shfaqur me pamjen e saj të natyrshme, ashtu siç e njohin dhe e shohin publiku. Këngëtarja ka vijuar të paraqitet autentike si në stilin e saj personal ashtu edhe në daljet publike.
Vlen të theksohet se marrëdhënia mes Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati dikur ishte miqësore, por sot duket se rrugët e tyre profesionale dhe personale kanë marrë drejtime të kundërta.


