E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Temperatura rekord në Spanjë, regjistrohen mbi 320 viktima nga i nxehti

Vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Spanjën ka shkaktuar të paktën 327 viktima që nga 21 qershori, ndërsa vendi është përballur me disa nga temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë gjatë muajit qershor.

bazuar në Agjencisë Kombëtare Meteorologjike të Spanjës, vala e të nxehtit përfundoi të enjten, por pasojat e saj kanë qenë të rënda. Bazuar në të dhënat historike që nga viti 1950, 23 qershori u regjistrua si dita më e nxehtë e qershorit në historinë e vendit.

Temperaturat më të larta u shënuan në veri të Spanjës, ku Aeroporti i Bilbaos vendosi rekorde të reja si për temperaturat maksimale gjatë ditës, ashtu edhe për ato minimale gjatë natës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se që nga fillimi i sezonit të monitorimit të temperaturave të larta në mesin e muajit maj janë regjistruar gjithsej 611 vdekje të lidhura me nxehtësinë ekstreme.

Ndërkohë, moti i nxehtë ka prekur edhe vende të tjera evropiane. Në Francë, 24 qershori u regjistrua si dita më e nxehtë, me temperaturën mesatare që kaloi 30 gradë Celsius për herë të parë gjatë një periudhe 24-orëshe, ndërsa gjatë javës së fundit janë raportuar edhe 40 viktima nga mbytja.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *