E martë, 3 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Identifikohen nga mbetjet mortore Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti, Kurti: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është prioritet i Qeverisë ✦ Aleanca akuzon për nepotizëm në emërimet diplomatike, kërkon nga Konjufca sqarime për vendimin e Gërvallës ✦ Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, në fokus anëtarësimi i Kosovës në SEPA ✦ ​Rama pritet nga Rutte në selinë e NATO-s, Shqipëria vlerësohet në sektorin e mbrojtjes ✦ Olga mahnit Venecian me fustanin superhot ✦ Sophie O’Neill mahnit me selfie nga ashensori: Fustan provokues që thekson linjat ✦ Jashari takohet me gjeneralmajorin amerikan, i ndan Medalje për shërbim vetëmohues ✦ IPK nis inspektim të jashtëzakonshëm| Detaje se si pasi ishte marrë vendim për rikthimin e 4 policëve nga rasti i vrasjes së gruas në oborrin e QKUK-së
Lajmet e Fundit

Marrëveshja SHBA-Iran, Macron: I jep fund një situate paqëndrueshmërie që pati pasoja për ekonomitë tona

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur lidhur me marrëveshjen SHBA-Iran teksa u shpreh se është një marrëveshje shumë e mire. Ai shtoi se aleatët e SHBA-së në G7 e mbështesin atë sepse është një marrëveshje që i jep fund një situate të paqëndrueshmërisë së madhe që pati pasoja të tmerrshme për ekonomitë tona.

Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet të premten. Në konferencën e tij për shtyp, Macron dha detaje nga samite ku në fokus ishin disa tema.

“Ishte një moment uniteti, diskutimesh me cilësi të lartë dhe bashkëpunimi të vërtetë midis udhëheqësve”, deklaroi Macron.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Macron deklaroi se samiti prodhoi një “konvergjencë të paparë” midis udhëheqësve të G7, përfshirë Trump, në mbështetjen e Ukrainës, pasi ai ftoi Zelenskyy-n të merrte pjesë në takim.

Macron deklaroi se të gjithë ranë dakord të rrisim furnizimin me kapacitete të mbrojtjes ajrore, sisteme dhe interceptorë shtesë, si dhe kapacitete me rreze të gjatë veprimi.

“Trump theksoi mobilizimin e industrisë amerikane të mbrojtjes dhe aftësinë e saj për të ofruar pajisje të tilla”, deklaroi Macron në një konferencë për shtyp.

Macron vlerësoi gjideklaroishtu marrëveshjen e udhëheqësve për të rritur presionin ndaj Rusisë, përfshirë edhe përmes sanksioneve më të forta, si jashtëzakonisht të rëndësishme.

Macron përmendi edhe atë që ai e përshkroi si mbikapacitet industrial të Kinës, subvencione të tepërta dhe konsum të dobët vendas.

Presidenti francez deklaroi se Evropa duhet të investojë më shumë dhe të modernizojë ekonomitë e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara duhet të adresojnë deficitet e tyre fiskale dhe tregtare.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *