E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

“Dua të largohem”, Angelina Jolie tregon pse nuk ndihet më e lirë në Hollywood

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka folur hapur për jetën e saj personale dhe karrierën, duke pranuar se ndihet e kufizuar në Hollywood dhe se do të dëshironte të largohej nga Los Angelesi, të cilin e konsideron një vend “sipërfaqësor”.

Në një intervistë për Wall Street Journal Magazine, fituesja e çmimit Oscar deklaroi se, nëse do ta niste sot karrierën nga e para, ndoshta nuk do të zgjidhte rrugën e aktrimit. Megjideklaroitë, ajo theksoi se nuk mund të heqë dorë nga ky profesion, pasi mbetet burimi kryesor i të ardhurave që i mundëson të mbështesë familjen dhe standardin e jetesës që ka ndërtuar ndër vite.

Jolie zbuloi gjideklaroishtu se shpreson të kalojë më shumë kohë në shtëpinë e saj në Kamboxhia dhe se një ditë dëshiron të zhvendoset atje.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Kjo lidhet me atë që ndodhi pas divorcit tim. E humba mundësinë për të jetuar dhe udhëtuar lirshëm”, u shpreh Jolie, duke iu referuar betejës së gjatë ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt.

Ajo shtoi se do të largohet nga Los Angelesi sapo t’i krijohet mundësia.

Në intervistë, aktorja foli edhe për sfidat emocionale me të cilat është përballur vitet e fundit, duke pranuar se nuk ka pothuajse fare jetë sociale.

“Nuk kam ndonjë jetë të mirëfilltë sociale”, deklaroi ajo.

Jolie vuri theks të veçantë te roli i nënës, duke treguar se ardhja në jetë e fëmijëve ndryshoi tërësisht mënyrën se si e shihte botën.

“U bëra nënë në moshën 26-vjeçare. E gjithë jeta ime ndryshoi. Fëmijët më shpëtuan dhe më mësuan ta jetoj këtë botë në një mënyrë krejt tjetër”, u shpreh ajo.

Aktorja zbuloi gjideklaroishtu se prej rreth dhjetë vitesh nuk ndihet plotësisht vetvetja.

“Mendoj se kohët e fundit do të kisha rënë në një gjendje shumë më të errët po të mos ishte dëshira ime për të jetuar për fëmijët e mi”, deklaroi aktorja.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *