E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Kurti për çështjen e Presidentit: Ne këtë nuk mund ta bëjmë vetëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas përfundimit të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritet do të jetë konstituimi sa më i shpejtë i institucioneve të legjislaturës së re, ndërsa ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit ose presidentes nevojitet bashkëpunimi me opozitën..

Kurti deklaroi se fillimisht duhet të përmbyllet procesi zgjedhor, para se të nisin hapat për formimin e institucioneve të reja.

“Tash është duke u përmbyllur procesi i numërimit të të gjideklaroi votave, andaj le të presim këto ditë. Nuk e di a do të ketë ankesa, bëhet certifikimi, dhe natyrisht që ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e ardhshme që është konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të, sa më shpejt aq më mirë”, deklaroi ai.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit ose presidentes, Kurti deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta realizojë e vetme këtë proces dhe se do të kërkohet bashkëpunim me partitë opozitare.

“Por, natyrisht ju e dini që për çështjen e presidentit, zgjedhjes së presidentit ose presidentes, ne këtë nuk mund ta bëjmë vetëm, për shkak se nevojiten 80 veta aty në sallë në kuorum, në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, që t’ju them të drejtën ka pasur shumë interpretime kritike, kredibile, sepse ne e dimë që Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej ta rishkruajë Kushtetutën, as ta amandamentojë atë, por do të duhej vetëm ta interpretojë. Dhe ne kemi pasur shumë shembuj kur kemi pasur një lloj aktivizmi juridik. Por, ndodhemi tash në këtë rredeklaroinë dhe neve na duhet bashkëpunimi. Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, deklaroi ai.

Kurti deklaroi se edhe në të kaluarën ka pasur oferta për bashkëpunim nga ana e Vetëvendosjes, por bazuar në tij ato janë refuzuar nga partitë opozitare.

“Nuk kanë munguar ofertat në të kaluarën nga ana jonë. Çasja jonë është konstruktive, është kreative, është aktive, por shpresoj që kësaj radhe do të ndryshojë çasja e opozitës dhe propozimeve tona, sikurse herën e kaluar që iu përgjigjën me refuzime, nuk do të kenë më pjesë të identitetit që na bëri t’i quajmë bllok opozitar. Sepse e keni parasysh, ofruam bashkëqeverisje, deklaroinë jo. Domethënë, me 15 deputetë ofruam katër ministri dhe zëvendëskryeministrin, refuzuan… Pra, a e kuptoni. Për të ecur përpara ka nevojë që të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës, ndërkohë që ne e kemi në karakterin tonë si lëvizje, prej se ekzistojmë, po i bëjmë 21 vjet këtë muaj që të jemi, edhe njëherë po e ritheksoj kreativ, konstruktiv, aktiv”, deklaroi ai.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *