Showbiz

Kjo është moderatorja e njohur të cilën Rama e ‘shënjestroi’ në fjalimin e tij

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë dhe fjalët thumbuese gjatë fjalimit të tij të fundit në Shkodër, duke marrë në shënjestër një nga figurat më të njohura të televizionit.

Me një ton përçmues dhe mjaft tallës, ai përshkroi një imazh që e kishte parë në rrjetet sociale duke dhënë detaje specifike: “Kishte bërë një foto kështu, edhe dukej tre herë më e gjatë se unë.

Aq sa kur e pashë thashë, po më bie kështu sipër.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Edhe thoshte: ‘Shyqyr u hap koha në Paris’.”

Edhe pse ai u kujdes që të mos e lakonte direkt emrin, publiku dhe rrjeti e kuptuan menjëherë se bëhej fjalë për moderatoren e dashur të ekranit, Fjoralba Ponari, e cila kishte publikuar saktësisht një foto dhe mbishkrim të tillë në Instagramin e saj.

Ky sulm i Kryeministrit nuk vjen rastësisht, por fsheh një përplasje të hapur që lidhet me zhvillimet e fundit në vend.

Kohët e fundit, Fjoralba është kthyer në një nga zërat më të zëshëm mbështetës të asaj që po quhet gjerësisht si “Revolucioni i Flamingove”.

Bëhet fjalë për lëvizjen qytetare dhe mjedisore që po kundërshton ashpër planet e ndërtimeve të resorteve luksoze nga dyshja Ivanka Trump dhe Jared Kushner në zonat e mbrojtura të bregdetit shqiptar.

Ndërkohë që qeveria po i hap rrugë këtyre mega-investimeve, aktivistët dhe personazhet publike po kërkojnë me ngulm mbrojtjen e natyrës.

Për ta goditur këtë kauzë, Rama e thelloi sulmin e tij duke e cituar me ironi qëndrimin e moderatores dhe duke e lidhur atë me jetën e luksit.

“Natyrisht, në qoftë se ti i ke të gjitha mundësitë të shkosh çdo fundjavë sa në Paris e sa në Dubai e sa ku di unë se ku, të priftë e mbara, dalç! Po ti nuk ke pse i thua shqiptarëve që: ‘Atje e dua komplet të virgjër bregun e detit.

Atje nuk dua të shoh asnjë ndërtim, atje dua rërën, dua flamingot, dua dhe pemët se atje do dal me bikini’,” ka deklaruar kreu i qeverisë para të pranishmëve.

Një përplasje e tillë mes politikës dhe showbizit rrallëherë merr përmasa kaq të drejtpërdrejta.

Mbetet për t’u parë nëse Fjoralba do të ketë një kundërpërgjigje pas këtij thumbimi publik. /Prive By Liberta Spahiu

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *