Një koment i thjeshtë në rrjetet sociale ka ndezur spekulimet për një lidhje të mundshme mes reperit Fero dhe këngëtares Diona Fona. Fansat kanë nisur të aludojnë për një romancë pasi Fero i komentoi Dionës në postimin e saj më të fundit me fjalët emocionuese: “Të dua”.
Ky veprim i reperit nuk kaloi pa u vënë re, duke nxitur menjëherë reagime dhe diskutime të shumta mes ndjekësve. Të gjithë po pyesin se çfarë po ndodh mes dy artistëve të njohur shqiptarë. A bëhet fjalë për një miqësi të ngushtë apo diçka më serioze?
Pavarësisht interpretimeve, komenti i Ferit ka bërë që emrat e tyre të diskutohen gjithnjë e më shpesh së bashku në hapësirën online. Nëse pas këtij komenti fshihet një histori dashurie, mbetet për t’u zbuluar në ditët e ardhshme. Ndërkohë, fansat po analizojnë çdo detaj dhe ndërveprim mes tyre, duke u pyetur nëse jemi dëshmitarë të lindjes së çiftit më të ri të estradës apo thjesht një keqkuptim i rrjeteve sociale. Koha do të tregojë të vërtetën.


