Showbiz

Teuta Rugova Bëhet Nënë Për Herë të Parë – Zbuluar Emri Special i Vajzës: Ariana!

Familja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, feston ardhjen në jetë të anëtarit më të ri. Ish-deputetja e njohur, Teuta Rugova, dhe bashkëshorti i saj, Agron Gjeloshi, janë bërë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë një vajzë.

Gëzimi i madh u bë publik nga kunata e Teutës, Blerta Kllokoqi Rugova, e cila ndau një moment emocionues në llogarinë e saj në Instagram. Në videon e publikuar, shihet Ukë Rugova duke uruar me emocion prindërit e rinj për lindjen e mbesës.

Gjatë urimit të tij, Uka zbuloi emrin e veçantë që çifti ka zgjedhur për vajzën e tyre. “Urime Teutë, Agron për Arianën, për bukuroshen,” dëgjohet ai të thotë, duke konfirmuar se vogëlushja mban emrin Ariana.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Për të shtuar festën, në sfondin e videos dëgjohet kënga e Sinan Vllasaliut “O Daj O Daj”, një melodi që përshkruan përsosmërisht gëzimin e familjes.

Redaksia e ‘Prishtina Post’ uron Teutën, Agronin dhe familjen Rugova për ardhjen në jetë të vogëlushes Ariana, duke i dëshiruar asaj jetë të gjatë, shëndet dhe lumturi të pafundme.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *