Selin Bollati, fituesja e njohur e edicionit të pestë të reality show-t “BBVA”, sot po feston ditëlindjen e saj të 24-të. Qysh në orët e para të mesnatës, ajo mori një surprizë të veçantë nga partneri i saj, Dj Gimbo, i cili organizoi një atmosferë romantike për ta shënuar këtë ditë.
Në një ambient të kuruar me dashuri, Selin u shfaq më e lumtur se kurrë më parë, duke shijuar momentin krahë Dj Gimbo-s, të cilin e cilëson si dashurinë e jetës së saj. Kjo ditëlindje e gjen bukuroshen Bollati në një fazë të jetës ku ndihet e përmbushur, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.



