Modelja dhe influencuesja Laureta Macedonsi ka habitur ndjekësit e saj pasi ka fshirë të gjitha fotografitë nga profili i saj në Instagram.
Ky veprim ka ngjallur menjëherë kureshtje dhe reagime të shumta, me shumë fansa që kanë nisur të aludojnë se mund të jetë duke përgatitur diçka të re ose se po kalon një periudhë ndryshimesh në jetën e saj personale apo profesionale, shkruan InfoKosova.
Ndonëse Laureta nuk ka dhënë ende një shpjegim publik për këtë vendim, lëvizja e saj nuk ka kaluar pa u vënë re.
Ndjekësit kanë mbushur rrjetin me komente dhe pyetje, duke kërkuar të dinë arsyen pas zhdukjes së të gjitha postimeve.
Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një strategji të re në rrjetet sociale, një rifreskim të profilit apo një paralajmërim për ndonjë projekt të ri që pritet të prezantohet së shpejti.
Deri atëherë, misteri rreth profilit të Lauretës vazhdon të mbetet temë diskutimi mes ndjekësve të saj./InfoKosova/

