Showbiz

Zbulohet këngëtari i njohur shqiptar që performon në dasmën e Dua Lipës

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Super ylli ndërkombëtar, Dua Lipa, i dha fund beqarisë në fshehtësi të plotë.

Më 31 maj, ajo kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, aktorin Callum Turner, në një ceremoni tejet private në Londër.

Por, duket se kjo ishte vetëm nxehja, pasi festa e vërtetë ende nuk ka nisur.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ashtu siç po ziejnë mediat italiane, një mega-festë dasme do të ndezë Sicilinë.

Eventi do të zhvillohet në ambientet magjepsëse të Villa Valguarnera, ku pritet të mblidhet kremi i Hollivudit dhe industrisë muzikore botërore.

Ndonëse gjithçka po mbahet hermetike, raportimet e fundit flasin për një listë të ftuarish dhe performuesish që përfshin emra ikonikë si Elton John, Charli XCX dhe figura kyçe të modës globale.

Pavarësisht sekreteve të shumta rreth kësaj ngjarjeje, një detaj është i sigurt. Në këtë organizim triditor, nuk do të mungojë asesi atmosfera shqiptare.

Burime të sigurta kanë bërë të ditur për Prive By Liberta Spahiu se në dasmën e Duas do të performojë legjenda e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu.

Prezenca e tij me hitet e pavdekshme dhe ritmin që i ngre të gjithë në këmbë, do t’i japë padiskutim një shije unike dhe nostalgjike kësaj dasme VIP, duke treguar edhe njëherë lidhjen e fortë të Duas me rrënjët e saj.

Mbetet të shihet nëse do të ketë emra të tjerë nga estrada jonë në mesin e të ftuarve. /Prive By Liberta Spahiu

A post shared by Prive by Liberta Spahiu (@prive.libertaspahiu)

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *