Çifti më i dashur i publikut nga Big Brother VIP Albania, Selin Bollati dhe Gimbo, po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit. Së fundmi, ata kanë ndarë një moment të veçantë nga pushimet e tyre, duke habitur dhe lumturuar ndjekësit me një fotografi të re.
Selin ishte ajo që publikoi në Instastory një selfie të realizuar pranë detit, ku ajo dhe Gimbo shfaqen duke buzëqeshur dhe shumë të afërt. Krahas imazhit, fituesja e edicionit të pestë të BBVA-së ka shkruar me humor: “Shiko çfarë doli nga aparati i shumee kerkuarr”, duke nxitur menjëherë reagime të shumta nga fansat.
Pamja e çiftit ka marrë komplimente të panumërta, teksa ndjekësit nuk kanë ngurruar të shprehin mbështetjen dhe pëlqimin e tyre për marrëdhënien që ata kanë ndërtuar edhe jashtë ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Që nga dalja nga reality show-ja, Selin dhe Gimbo kanë vijuar të jenë ndër çiftet më të komentuara në rrjetet sociale. Çdo postim i tyre arrin të tërheqë vëmendjen e publikut, duke konfirmuar popullaritetin e tyre të vazhdueshëm. Selfia e fundit nga plazhi është një dëshmi tjetër se dyshja po shijon në maksimum kohën e kaluar së bashku, duke fituar zemrat e fansave me natyrshmërinë dhe lidhjen e tyre të fortë.


