Showbiz

Turbullira në Ferma Vip: A ka diçka më shumë mes Sonit dhe Ilirit, dyshimet e Zhakut dhe Sarës

Brenda shtëpisë së ‘Ferma Vip’ kanë shpërthyer diskutimet rreth dinamikës mes dy banorëve, Sonit dhe Ilirit. Dy pjesëmarrëset, Zhaku dhe Sara, kanë ngritur dyshime dhe kanë hedhur hipoteza për një lidhje të veçantë mes tyre.

Sara shprehet se ndjen një lloj tërheqjeje mes tyre, por thekson se nga ana e Ilirit gjithçka është pjesë e lojës, pa ndjenja sentimentale. “Unë kam vënë re një tërheqje ndaj Ilirit. Unë jam më e ftohtë në situatat që ndodhin rreth Ilirit dhe shikoj edhe pëlqimet. Këtu jemi të izoluar dhe mendojmë se nuk ka botë jashtë saj. Mendoj që Iliri e ka për lojë, por ka njerëz që e marrin seriozisht dhe nuk dua që të mërziten. E ndjej që Soni ka një tërheqje ndaj Ilirit. Nuk ndjej të njëjtën gjë nga Iliri për Sonin. Iliri e ka provuar këtë ngacmim me disa prej vajzave. Ka goca që e kanë ngrënë karremin, ka disa që janë në atë karrem”, tha Sara.

Nga ana tjetër, Zhaku ka një mendim krejt tjetër. Sipas saj, Soni është e dashuruar me Ilirin dhe madje ndihet e lënduar. “Mendoj që Soni është e dashuruar me Ilirin, madje është zemërthyer. Është edhe xheloze prej meje se Iliri bën ca lojra. Iliri e trajton pak, e mban derën hapur por nuk është i përfshirë”, tha Zhaku.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në vazhdim, Sara shtoi se edhe Zhaku ka interes për Ilirin. Zhaku sqaroi se për të bëhet fjalë vetëm për një partner në lojë. “Po, por si partner loje. Kam qejf të luaj e të bëj gallatë”, theksoi Zhaku.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *