Kongresisti Joe Morelle, të martën i është bashkuar Kaukusit për Çështjet Shqiptare në Kaukusin Amerikan, duke riafirmuar mbështetjen e tij të vazhdueshme për territoret e Ballkanit të populluara nga shqiptarët.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se i jam bashkuar Kaukusit për Çështjet Shqiptare në Kaukusin Amerikan”, tha kongresisti Morelle. “Kjo nënvizon angazhimin tim të thellë për të forcuar marrëdhëniet e Amerikës me Shqipërinë dhe territoret e Ballkanit, veçanërisht teksa ne festojmë më shumë se 100 vjet të pavarësisë së tyre. Mezi pres të punoj së bashku me palët e interesuara, avokuesit dhe kolegët e mi në Kongres për të adresuar çështjet e rëndësishme me të cilat përballet komuniteti shqiptar”.
Kaukusi për Çështjet Shqiptare në Kaukusin Amerikan promovon forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe territore të tjera ballkanike të banuara me shqiptarë, “sepse një Ballkan i lirë dhe i qëndrueshëm është në dobi të të gjithëve”.
Grupi gjithashtu përpiqet të përfshijë të gjitha vendet në rajon në strukturat kyçe euroatlantike, si NATO dhe Bashkimi Evropian