Showbiz

Tragjedi në Kamenicë: Punëtor vdes papritur në vendin e punës

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Kamenicë, ku një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 17:46.

Raporti 24-orësh i policisë sqaron se viktima, një shtetas kosovar, dyshohet se ka humbur ndjenjat teksa ishte duke punuar, duke rënë menjëherë në tokë. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ai është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë.

Mjeku kujdestar në QKMF ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të zbardhjes së plotë të shkaqeve të vdekjes.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *