Motrat e njohura shqiptare, Zanfina dhe Ema Ismaili, kanë rikthyer vëmendjen e publikut me një imazh të përbashkët të publikuar së fundmi në rrjetet sociale. Në fotografinë emocionuese, dy motrat shihen duke u përqafuar ngushtë, duke nxjerrë në pah lidhjen e fortë mes tyre.
Edhe pse Zanfina Ismaili ka vite që është tërhequr nga skena muzikore, ajo vazhdon të jetë një figurë mjaft e dashur dhe e njohur për publikun. Pavarësisht se nuk është shumë aktive në platformat dixhitale, herë pas here ndan me fansat momente autentike nga jeta e saj e përditshme.
Në postimin më të fundit në llogarinë e saj të Instagramit, Zanfina është shfaqur krah motrës së saj, Emës. Të dyja motrat kanë shkëlqyer me paraqitjen e tyre elegante dhe stilin impeccable, duke treguar jo vetëm bukurinë, por edhe harmoninë dhe dashurinë që mbizotëron mes tyre.
