Showbiz

Zbulohet e vërteta: Moderatorja shqiptare Sara Gjordeni është më e madhe se partneri Bardhi

Në një bisedë të hapur me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja e njohur shqiptare, Sara Gjordeni, ka zbuluar një detaj interesant rreth marrëdhënies së saj me partnerin Bardhi.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigjeje, një nga pyetjet më të shpeshta kishte të bënte me diferencën e moshës mes çiftit. Një ndjekës e pyeti drejtpërdrejtë Sarën: “Doja të pyesja, ti je më e madhe se Bardhi?”. Përgjigjja e moderatores ishte e qartë dhe modeste: “Po, unë jam 10 muaj më e madhe se Bardhi”, u shpreh ajo.

Ky zbulim vjen ndërkohë që çifti janë prindër të lumtur të një vajze dhe së shpejti pritet të zgjerojnë familjen, duke u bërë prindër për herë të dytë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *