Showbiz

“Një vit pa alkool dhe cigare”, ish banori i Big Brother me dedikim emocional

Përmes një postimi tejet të sinqertë në rrjetet sociale, Kevini ka ndarë me ndjekësit një bilanc mjaft personal të vitit që lamë pas.

Ai ka festuar një përvjetor të rëndësishëm: një vit plotësisht i distancuar nga zakonet e vjetra, përfshirë alkoolin dhe duhanin, duke shënuar kështu një kapitull të ri e të pastër në jetën e tij.

Kevini pranoi se ky ishte një hap që dëshironte ta bënte prej vitesh, por stili i jetesës i lidhur me jetën e natës, muzika dhe festat e bënin këtë tranzicion të vështirë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Sipas tij, vendimi erdhi në momentin kur kuptoi se dëshironte të bëhej versioni më i mirë i vetes.

Ai sqaroi se pengesa kryesore drejt qëllimeve të tij ishte pikërisht alkooli jo për shkak të problemeve direkte që i krijonte, por për shkak të energjisë që i merrte dhe pengesës që ndiente në arritjen e ëndrrave të tij.

Kevini u shpreh se festat e vazhdueshme pa një arsye të vërtetë kishin filluar të ktheheshin në diçka shkatërruese për të.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *