Showbiz

Zbardhet deklarata tronditëse e Rene Refos: A i ka dërguar Laert Vasili video intime?

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një deklaratë e bërë nga Rene Refo në episodin final të podcastit të saj “Zero fucks given” ka shkaktuar mjaft bujë në rrjetet sociale dhe mediat online. Vajza e aktores Julia Ilirjani, teksa bënte një bilanc të sezonit të podcastit, u ndal edhe tek aktori Laert Vasili.

Refo u shpreh se fillimisht kishte një vlerësim të lartë për aktorin dhe karrierën e tij në teatër. Megjithatë, sipas saj, situata ndryshoi pas realizimit të intervistës së tij në podcast. Ajo pretendon se ka marrë një mesazh video nga Vasili, të cilin e cilësoi si shqetësues dhe arsye për të ndërprerë çdo komunikim.

Edhe pse nuk dha detaje të plota, Refo la të kuptohej natyra e videos, duke thënë: “E kuptoni vetë për çfarë video bëhet fjalë”. Ajo shtoi gjithashtu se pas këtij incidenti, ka shmangur disa evente publike ku ka pasur informacione se aktori mund të ishte i pranishëm.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Deri më tani, aktori Laert Vasili nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me këto akuza. Ngjarja po diskutohet gjerësisht në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë zhvillime të mëtejshme apo qëndrime zyrtare nga palët e përfshira.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *