Drama e nisur brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova mes Albas dhe Limi duket se nuk ka të mbaruar, madje vazhdon të zhvillohet në rrjetet sociale.
Pas përfundimit të formatit, ku dyshja u shfaqën fillimisht si të dashuruar e më pas patën një ndarje, publiku nuk kishte dëgjuar më për ta. Mirëpo, duket se qetësia ka qenë e përkohshme.
Mbrëmë, Alba ka ndezur debatin me një postim në Instagram. Ajo publikoi disa foto me tekstin e një kënge të re të Taynës, ku përfshihej vargu: “Munesh me m’pa, po veç n’foto me bo me mu me ra, bjen veç n’loto Une nuk ngaj veç me m’ndjek po po Bad bitches like me, we riddin solo”. Më pas, ajo shtoi në story: “Në epokën, dashuroj vetveten”.
Ky reagim nuk vonoi. Limi, menjëherë pas postimit të Albas, reagoi në profilin e tij me një selfie dhe mbishkrimin “Same”, duke iu referuar pikërisht frazës “Në epokën, dashuroj vetveten”, duke nënkuptuar se edhe ai ndjehet njësoj.
Dyshja nuk u ndalën me kaq. Sot, Alba vazhdoi me një tjetër story ku shpërndau një tekst të këngës së Elvana Gjatës, shoqëruar me një foto të trëndafilave. Teksti thoshte: “E kom qitë atë pikë, nuk ka shancë mu kthy mo. Këto zemra boni unsend asnjë fjalë mo nuk o tu mu dasht, prej meje lype engjëll amo ti vet je kon djallë”. Ajo e mbylli me fjalët: “Delulu stle me kuptu ca është dashnia”.
Këto shkëmbime të vazhdueshme mes Albas dhe Limi në rrjetet sociale kanë shtuar kuriozitetin e publikut, duke lënë të kuptohet se drama e tyre vazhdon edhe jashtë ambientit të Big Brother Vip Kosova.

