Showbiz

Martohet motra e Gjestit? Vjen reagimi i Blerinës

Blerina, motra e Gjestit, ka tërhequr gjithë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimet e saj më të fundit.

Përmes disa imazheve dhe videove të ndara në llogarinë e saj në Snapchat, ajo është shfaqur e veshur me një fustan të mrekullueshëm nuseje.

Këto pamje bënë xhiron e rrjetit në kohë rekord, duke nxitur menjëherë thashetheme dhe dyshime të shumta se ajo mund të jetë martuar në privatësi.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Megjithatë, pas zhurmës së madhe dhe urimeve që filluan të qarkullonin, ka reaguar vetë Blerina për të sqaruar të vërtetën. Përmes një tjetër postimi në profilin e saj, ajo ka treguar se nuk është martuar ende, por thjesht po provon fustanet e nusërisë.

“O sjom martu hala jo veq prova”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke shuar kureshtjen e ndjekësve, por njëkohësisht duke lënë të nënkuptohet se dita e madhe dhe martesa janë shumë afër.

Kujtojmë që ky zhvillim nuk është krejtësisht i papritur. Vetëm pak javë më parë, Prive By Liberta Spahiu raportoi ekskluzivisht se motra e Gjestit është fejuar zyrtarisht, duke i dhënë kështu fund beqarisë.

Nisja e provave të vellos vetëm sa konfirmon se përgatitjet për dasmën kanë hyrë në fazën e tyre finale.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *