Ngjarja është raportuar në fshatin Dobratin, në rrugën “Qafa e Bajgorës”, ku Policia ka ndërhyrë pas informacionit për një rast dhune në familje.
bazuar në deklarimit të saj, bashkëshorti V.B dyshohet se i ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike, ndërsa ajo ka deklaruar se problemet dhe dhuna kanë nisur që nga koha kur janë martuar.
Edhe pse ka pretenduar se është dhunuar, e mitura ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe urdhrin mbrojtës, ndërsa më pas është kthyer me dëshirën e saj te familja.
I dyshuari fillimisht nuk është hasur nga Policia, por pasi iu la fletëthirrja është paraqitur vetë në stacion, ku gjatë intervistimit ka mohuar akuzat për dhunë.
Me urdhër të Prokurores kujdestare për dhunë në familje, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.
