Prezantuesja e dashur shqiptare, Egli Tako, ka marrë një dhuratë të papritur që ia ka kthyer buzëqeshjen në fytyrë. Këtë herë, ajo u surprizua nga fansat e saj besnikë, të cilët i dërguan një buqetë të mrekullueshme me lule.
Ky gjest i veçantë e ka emocionuar jashtë mase Eglin, e cila nuk ngurroi ta ndante lumturinë e saj me publikun. “S’jeni lodhur kurrë të më surprizoni kaq bukur edhe në një ditë të zakonshme”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme.

