E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Policia spanjolle kap sasinë rekord prej 30 tonë kokainë, vlera 800 mln euro

Pamjet e operacionit të policisë duket sikur kanë dalë direkt nga një film hollivudian. Qese gjigante me kokainë të rreshtuara njëra pas tjetrës për rreth 100 metra.

Ngarkesa përbën një sekuestrim historik: 30 tonë pluhur i bardhë me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej mbi 800 milionë eurosh.

“Argonian”, një anije mallrash që mbante flamurin e Ishujve Komorian, ishte nisur nga Freetown, kryeqyteti i Sierra Leones, dhe po lundronte drejt Bengazit të Libisë. Por hetuesit besojnë se anija po planifikonte të transferonte drogën në anije më të vogla për të lehtësuar shpërndarjen në Evropë, sepse “shkarkimi i një vëllimi kaq të madh kokaine në Libi nuk ka shumë kuptim”.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ishte kur anija mbërriti në Ishujt Kanarie më 1 maj, autoritetet spanjolle nisën operacionin e tyre. Disa anije të “Guardia Civil” u nisën me shpejtësi drejt saj. Një helikopter që ofronte mbështetje ajrore filmoi ndërhyrjen.

Brenda anijes, droga as nuk ishte fshehur. Ambienti i saj ishte mbushur me plot 1,200 qese kokaine. bazuar në Ministrit të Brendshëm spanjoll, ky ishte një operacion i paprecedentë. “Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës në historinë e luftës kundër trafikimit të drogës në një operacion të vetëm”, deklaroi Fernando Grande-Marlaska.

Në bordin e anijes u gjetën disa pistoleta dhe pushkë automatike. Me mbërritjen e tyre në Ishujt Kanarie, 23 anëtarët e ekuipazhit – 17 filipinas, 5 holandezë dhe 1 surinamez – u arrestuan të gjithë. 


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *