E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Ekskluzive | Tragjedi në Ferizaj: Foshnja lind në tualetin e emergjencës, nuk arrin të mbijetojë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Rasti ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 19:45, në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.

bazuar në informacioneve, vajza e re F.M. rreth 20 vjeçare dyshohet se ka lindur foshnjën brenda tualetit të emergjencës, ndërsa foshnja është gjetur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Burimet bëjnë të ditur se stafi mjekësor ka intervenuar menjëherë për t’i ofruar ndihmën e parë foshnjës, por gjendja e saj ka qenë kritike që nga fillimi.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas mesnate, më 6 maj 2026.

Pas rastit, Policia Rajonale e Hetimeve ka njoftuar menjëherë Prokurorinë dhe në koordinim me organet kompetente janë ndërmarrë veprimet hetimore në emergjencën e Ferizajt.

Me urdhër të Prokurorisë është iniciuar rast penal “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, e dyshuara vazhdon të mbetet nën trajtim në Spitalin Gjinekologjik të Ferizajt për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rredeklaroinave të kësaj tragjedie janë në vazhdim.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *