E diel, 13 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Spektakël në Premier League: Everton afër sensacionit, Manchester City godet në fund

Evertoni dhe Manchester City kanë dhuruar një ndeshje spektakolare në javën e 35-të të Ligës Premier, e cila u mbyll 3-3, rezultat që e mban të hapur luftën për titull mes Arsenalit dhe Man Cityt, por me Topçinjtë.

Man City kaloi i pari në epërsi në minutën e 43-të, kur Jeremy Doku shënoi një gol të bukur nga distanca për 0-1.

Në pjesën e dytë, Evertoni reagoi fuqishëm dhe përmbysi gjithçka brenda pak minutash.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në minutën e 68-të, Thierno Barry përfitoi nga një gabim i madh i prapavijës së Man Cityt dhe barazoi në 1-1.

Pas pesë minutash, një harkim nga këndi i James Garner, gjeti Jake O’Brien që realizoi me kokë për 2-1.

Dominimi i Evertonit vazhdoi dhe në 81-të, ku Barry shënoi sërish pas një pasimi brenda zonës për 3-1.

Manchester City u kthye shpejt në lojë. Në minutën e 83-të, Erling Haaland ngushtoi shifrat në 3-2, duke e kaluar topin mbi Jordan Pickfordin.

Kur dukej se Evertoni do ta mbyllte ndeshjen me fitore, erdhi goditja e fundit e Man Cityt, kur Jeremy Doku shfrytëzoi një rast shënimi dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke e bërë rezultatin 3-3.

Pas këtij barazimi, Arsenali mbetet në krye me 76 pikë, ndërsa Manchester City ka 71 pikë, por me një ndeshje më pak.

Për Arsenalin, ky rezultat do të thotë se avantazhi në krye mbetet i rëndësishëm, por Man City – me një ndeshje më pak – vazhdon të mbajë presionin maksimal në javët vendimtare të sezonit.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *