Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi ka qenë problematik, jemi ankuar

Tre fëmijë janë goditur nga një veturë në një lagje të Durrësit, ku dy prej tyre kanë vdekur dhe i treti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kjo ngjarje e trishtë i ka tronditur banorët e zonës.

Ata për TopChannel, kanë treguar se vozitësi ka qenë problematik.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Madje, ata thonë se për disa raste e kanë informuar edhe policinë, madje kanë dërguar edhe video, por nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tyre.

“Problematik ka qenë për veten e vet ai, s’ka qenë për ne. Normalisht se përderisa është ngritur lagja duke i thënë mos-mos. Tash ka ndodhur kjo që ka ndodhur, mjerë ai”, deklaroi njëri nga banorët.

“Normalisht që ka shumë. Ka shumë dhe asnjë s’ka ardhur këtu… as për t’i parë. Jemi ankuar asnjë nuk na hap telefonin, edhe video në shtet.

Derisa një banorë tjetër theksoi se nuk është vetëm ky që i ka rrezikuar banorët, por ka edhe të tjerë që vijnë edhe nga lagjet e tjera.

I dyshuar është 57-vjeçari, Nikoll Radaçi, i cili më pas u arrestua nga policia.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *