Lajmet e Fundit

A po i hapet dera Vjosës në LDK? Abdixhiku e vlerëson lart Osmanin

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Deklaratat e fundit të Lumir Abdixhikut kanë nxitur diskutime për një afrim të mundshëm me ish-presidenten, Vjosa Osmani.

Kreu i LDK-së e ka vlerësuar Osmanin si “kandidate të shkëlqyeshme”, duke theksuar se presidenti duhet të jetë figurë unifikuese që forcon politikën e jashtme dhe i hap Kosovës dyert në arenën ndërkombëtare, transmeton Indeksonline

Këto komente kanë ngritur pikëpyetje për një zbutje të raporteve mes Osmanit dhe LDK-së, ndonëse ende nuk ka sinjale konkrete për rikthim apo bashkëpunim formal.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *