Biletat për të parë ndeshjen Kosovë – Turqi po shiten me çmime shumë të larta në tregun e zi.
Federata e Futbollit kishte bërë të ditur se të gjitha biletat ishin shitur brenda pak orëve dhe çmimet ishin nga 20 deri në 100 euro, por tashmë që është e konfirmuar se Kosova do të luajë finalen e playoff-it me Turqinë në “Fadil Vokrri” më 31 mars, biletat po shiten në tregun e zi me çmimet të shumëfishuara.

Tashmë një biletë për Kosovë – Turqi, kushton deri në 400 euro.
Ka të tillë që ofrojnë edhe çmime në formë pakoje, si 1200 euro për katër bileta.
Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet të martën më 31 mars, me fillim nga ora 20:45.
