Lajmet e Fundit

Sipas Kurtit, reforma në Administratën Publike është në shërbim të zhvillimit ekonomik

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryeministri  Albin Kurti, ka thënë se reforma e Administratës Publike është në shfrytëzimin e potencialit të plotë dhe të përkushtimit të talenteve të tyre në shërbim të progresit shoqëror dhe të zhvillimit ekonomik të vendit qëndron qëllimi sipëror i kësaj qeverisjeje.

Përmes një video-mesazhi, kreu i ekzekutivit ka përgëzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, për vazhdimësinë e kësaj nisme vjetore, e cila sipas tij është shtytëse e reforma gjithëpërfshirëse dhe ambicioze për reformimin e Administratës Publike.

Sipas tij, përparimet e arritura nuk do të ishin të mundshme pa mbështetjen e miqve ndërkombëtarë

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Qëllimi i kësaj qeverisjeje nuk është dhe nuk do të jetë kundër zyrtarëve dhe shërbyesve civilë apo kundër këshillave të miqve të BE-së, sepse, shtoi ai, ndaj të parëve kemi detyra morale në mbarëvajtjen e punës së tyre dhe për cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve ndërsa ndaj BE-së kemi detyra politike për ecjen e procesit të pandalshëm të integrimit rajonal dhe në BE”, ka deklaruar Kurti.

Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *