Shëndetësi

A është aktiviteti fizik një aleat i fuqishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës? Sqaron kardiologu Edis Demiri

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital, u trajtua një nga temat më jetike për shëndetin publik: roli i aktivitetit fizik në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kardiologu invaziv, Edis Demiri theksoi rëndësinë jetike që ka lëvizja në ruajtjen e shëndetit të zemrës.

“Në princip luan shumë rol. Personat që janë më aktivë fizikisht, që jetojnë një jetë dinamike dhe që bëjnë më shumë se 10 mijë hapa në ditë, kanë një rrezik shumë më të ulët për probleme me zemrën dhe me damarët, krahasuar me ata që lëvizin më pak”, u shpreh Demiri.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Sipas tij, studimet e shumta tregojnë se një stil jetese aktiv ndihmon në uljen e presionit të gjakut, kontrollin e nivelit të kolesterolit, si dhe në parandalimin e sëmundjeve kronike që ndikojnë negativisht në shëndetin e zemrës.

Numri prej 10 mijë hapa në ditë, sipas Demirit, është një prag orientues që shënon një nivel të mjaftueshëm të aktivitetit fizik ditor për të ruajtur funksionin normal të sistemit kardiovaskular.

Kjo nuk do të thotë se më pak hapa janë të padobishëm, pasi siç tha ai çdo lëvizje është e vlefshme./Telegrafi/PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *