Lajmet e Fundit

Rama në takimin me Ergodanin, folën për çështje rajonale dhe globale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje më 22 shtator kishte bërë të ditur se ishte takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Media turke Andolu Agency ka dalë me një artikull lidhur me detajet që janë diskutuar në takimin e të dielës së javës së kaluar.

Aty thuhet se Rama dhe Erdogan kanë diskutuar për lidhjet dypalëshe, çështje rajonale dhe globale.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Takimi me dyer të mbyllura erdhi në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

“Erdogan deklaroi se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë”.

“Presidenti theksoi se ‘masakrat’ e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale”.

“Ai tha se ‘shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes’”

Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *