Tr🛑 MASAKËR në Graz: 21-vjeçari Artur A. vret 10 persona në shkollë, më pas vetëvritet 😔

0
64
TRIK TRAVEL

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin austriak të Grazit, ku një 21-vjeçar, i identifikuar si Artur A., dyshohet se ka kryer një masakër të përgjakshme brenda ambienteve të shkollës së mesme BORG.

Sipas autoriteteve, Artur A., ish-nxënës i kësaj shkolle, ka hyrë në ndërtesë i armatosur me një pistoletë dhe një armë gjahu, të cilat i posedonte në mënyrë të ligjshme. I dyshuari ka hapur zjarr në dy klasa, duke shkaktuar vdekjen e dhjetë personave, prej të cilëve nëntë ishin nxënës të moshës 14 deri 17 vjeç, ndërsa viktima e dhjetë ishte një mësues 58-vjeçar.

TRIK TRAVEL

Pas këtij akti të rëndë kriminal, Artur A. është gjetur i pajetë në një nga tualetet e shkollës, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje pas përfundimit të sulmit.

Hetimet e autoriteteve austriake vazhdojnë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik dhe është duke u ndjekur me vëmendje të veçantë nga mediat ndërkombëtare.

Prishtina Post do të vazhdojë të sjellë zhvillimet më të fundit mbi këtë ngjarje tragjike.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here