


Erërat e forta me shi të rrëmbyeshëm gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëme materiale në një objekt banesor afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj. Përveç fasadës së jashtme në një pjesë të objektit e cila ka rënë në tokë duke dëmtuar veturat afër ndërtesës, fatmirësisht nuk ka pasur pasoja tjera.Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, bashkë me zyrtarët policorë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke shirituar zonën e rrezikut dhe janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë. Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të sanuar dëmet e shkaktuara./Transmeton/Prishtina Post/
Prishtina Post do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë situatë.
