TRIK TRAVEL



Në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse të Prishtinës, janë duke u liruar trotuaret për këmbësorët dhe po rikthehen pengesat e dëmtuara. Këto aksione janë pjesë e një fushate për të përmirësuar qasjen e qytetarëve në hapësirat publike.Sot, një aksion i tillë u realizua në rrugën Zenel Salihu, një nga zonat qendrore të kryeqytetit. Inspektorati i Prishtinës ka bërë të ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit për të siguruar një mjedis më të sigurt dhe të qasshëm për të gjithë.Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër zhvillimet e këtyre aksioneve dhe t’ju informojmë me lajme të freskëta dhe të sakta.**Prishtina Post**
TRIK TRAVEL
