Lajmet e Fundit

Klinaku: Rritja për veteranët do të jetë 34 euro, nëse votuesi mashtrohet përsëri kjo është çështje e tij

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Klinaku: Rritja për veteranët do të jetë 34 euro, nëse votuesi mashtrohet përsëri kjo është çështje e tij
Klinaku: Rritja për veteranët do të jetë 34 euro, nëse votuesi mashtrohet përsëri kjo është çështje e tij

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK (OVL UÇK), Faton Klinaku, ka thënë se rritja e pensioneve për 20% për veteranët e UÇK-së do të jetë 34 euro.

Ai në postim ka përmendur se si kjo Qeveri ka hequr nga paga minimale veteranët e UÇK-së dhe si rrjedhojë rritja për ta do të jetë vetëm 34 euro.

“Meqenëse ky pushtet i ka hequr veteranët e luftës së UÇK-së nga paga minimale në Kosovë (350€), nga 170€ sa i kanë marrë do të thotë se me këtë ka pasur zbritje prej 180€. E tash, vendimi prej 20% rritje në kohë fushate është 34€. Pra, në vend se veteranët t’i merrnin 350€, tash do t’i marrin 204€” – ka shkruar ai në Facebook më 10.01.2025

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Klinaku po ashtu ka thënë se kanë kaluar katër vite dhe çështja e verifikimit të veteranëve nga kjo Qeveri, sipas tij, ka qenë vetëm farsë.Theksojmë se në mbledhjen e mbajtur më 10.01.2025, Qeveria e Kosovës aprovoi rritjen prej 20% të pensioneve për dëshmorët, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre.



Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *