Kulturë

Të privuar padrejtësisht: Aktorë të rinj përballen me anulimin e audicionit të fituar

Edlir Gashi, Donikë Ahmeti, Qendresa Jashari dhe Valmir Krasniqi humbin të drejtën e fituar me profesionalizëm në një audicion artistik në Kosovë.

Audicioni që u hap së fundmi për aktorë të rinj kishte sjellë një valë gëzimi dhe entuziazmi mes artistëve. Pavarësisht dyshimeve të brendshme dhe sfidave të përditshme, disa prej tyre vendosën të aplikojnë, duke përfshirë aktorin e ri Edlir Gashi, Donikë Ahmetin, Qendresa Jasharin dhe Valmir Krasniqin.

Edlir Gashi, i njohur për dhjetëra role të realizuara në teatro dhe organizata publike e private brenda dhe jashtë Kosovës, përshkruan përvojën e tij në këtë audicion. “U përgatita, shkova, dhashë maksimumin tim dhe u pranova. Ishte një çudi, pasi kjo rrallë ndodhë. Mendova se më në fund po vlerësohen aftësitë artistike.”

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Por, gjithçka mori një kthesë të papritur. Përgjegjësit e audicionit njoftuan anulimin e rezultateve, duke deklaruar se “kanë vendosur kritere të tjera” që nuk ishin përfshirë në konkursin fillestar. Ky veprim ka ngjallur pakënaqësi dhe zhgënjim të madh mes aplikantëve.

Edlir Gashi dhe kolegët e tij shprehin vendosmërinë për të mos u ndalur përballë padrejtësive. “Dashuria dhe vullneti im për artin nuk do të ndalen. Do të përgatitem edhe më shumë dhe do të aplikoj në çdo audicion të mundshëm,” thekson ai.

Sipas tyre, një akt i tillë është një tregues i qartë i mungesës së ndershmërisë dhe respektit për vlerat artistike. Pavarësisht kësaj, Gashi falënderon të gjithë ata që kanë punuar dhe do të punojnë me të në të ardhmen, duke i garantuar audiencës përkushtimin e tij të pandalshëm ndaj artit skenik.

Prishtina Post do të ndjekë zhvillimet e mëtejshme rreth kësaj çështjeje.

Screenshot 20241228 133704 Instagram 1 820x1024

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *