Veç edhe tri ditë: Prej 23 gushtit patentë shoferët serbë nuk do të vlejnë në Kosovë, dënimi deri në 1.500 euro

0
148
TRIK TRAVEL

Pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për shtyrjen e afatit për ndërrimin e patentë shoferëve serbë të lëshuar për qytetarët në Kosovë, vozitësit që nuk e ndërronin patentën deri të premten, 23 gusht, do të përballen me gjoba prej 500 deri në 1.500 euro. Zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar për Kossev se pas skadimit të këtij afati, patentë shoferët serbë do të trajtohen si të pavlefshme dhe shoferët që i përdorin ato do të dënohen sikur të mos kishin fare patentë shofer.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës kishte vendosur në fillim të muajit maj të ofronte mundësinë e kalimit nga patentë shoferët serbë në patentë shoferët kosovarë, të cilat janë të paligjshme. Vendimi ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe afati për ndërrim është 23 gusht.

TRIK TRAVEL
TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here