Lajmet e Fundit

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca dhe Zjarrfikësit në Mitrovicë shpërndajnë ujë te qytetarët, për përdorim higjienik

Komuna e Mitrovicës njofton se, pas situatës së krijuar në Varag të Zubin Potokut, ku është dëmtuar kanali i ujit në “Ibër Lepenc”, ka ndërmarrë masa emergjente për të ndihmuar qytetarë. Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, së bashku me Njësitë e Zjarrfikësve, gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë ujë në disa lokacione të qytetit të Mitrovicës, respektivisht në qendër të qytetit dhe në rrugën “Ali Zeneli”.

Uji i shpërndarë është i përshtatshëm vetëm për përdorim higjienik dhe nuk rekomandohet për konsum të pijshëm.”Komuna e Mitrovicës mbetet e mobilizuar për të përmbushur çdo kërkesë dhe për të ndihmuar qytetarët në këtë situatë të vështirë”, thuhet në njoftimin e saj.

FB IMG 1732978399391 1024x768

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *