Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Shtutgart, ku një burrë (47) dyshohet se ka vrarë partneren e tij dhe ka murosur trupin e saj në banesën e përbashkët.
Familjarët e 48-vjeçares e kanë denoncuar zhdukjen e saj më 16 tetor pasi nuk kanë marrë lajme prej saj për muaj të tërë.
Policia dyshoi për partnerin e saj, të cilin e ndaloi për t’u marrë në pyetje. Edhe atëherë ishte dyshues sepse kishte shumë palogjikshmëri në deklaratat e tij.
Të hënën, policia kontrolloi banesën e tyre në pjesën jugore të Shtutgartit me një qen kërkimi dhe zbuloi trupin në një zgavër pas murit.
Policia dhe prokurori i shtetit kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në vend.
Tani po hetohet për rrjedhën e saktë të krimit.
Burri u soll para gjykatësit të martën dhe aktualisht ndodhet në paraburgim me dyshimin për vrasje, shkruan PrishtinaPost
