Lajmet e Fundit

Diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Prishtinë, më 2 gusht 2024

Sot, më 02.08.2024, në sallën ‘1 Tetori ‘ në Prishtinë, diplomoi gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës. Gjeneratë kjo e përbërë nga 448 pjesëtarë të të gjitha komuniteteve të vendit dhe me përbërje të të dy gjinive.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Këtë ceremoni solemne, me praninë e tyre e nderuan edhe personalitetet më të larta shtetërore: kryeministri i RKS-së z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, zëvendësministra, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe familjarë të kadetëve policorë që diplomuan sot.

Kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, iu drejtuan të pranishmeve me nga një fjalë me një emërues të përbashkët duke uruar kadetët policorë për diplomimin e tyre si dhe u dëshiruan mirëseardhje në familjen e madhe policore.

Në këtë ceremoni u bë ndarja e certifikatave për pranimin e detyrës së re, si dhe u realizua betimi nga të gjithë të diplomuarit e kësaj gjenerate.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *