Kamala Harris premton shkëputje nga Presidenca e Biden: Unë përfaqësoj një gjeneratë të re

0
21
TRIK TRAVEL

Kamala Harris tha se presidenca e saj “nuk do të ishte një vazhdim i presidencës së Joe Biden” në një intervistë t me kanalin e krahut të djathtë Fox News të mërkurën mbrëma, ndërsa ajo kritikoi Donald Trump për kërcënimet e tij të vazhdueshme kundër “armikut brenda”.Intervista 25-minutëshe, e realizuar pasi Harris mbajti një tubim me më shumë se 100 zyrtarë republikanë në Pensilvani, ishte hera e parë që Harris shkoi për një bisedë me Fox News, një medium që ka qenë në mbështetje të vazhdueshme të Trump.

Ajo u pyet për tema të djathta, duke përfshirë emigracionin, të drejtat e njerëzve transgjinorë dhe performancën e Joe Biden. H

TRIK TRAVEL

arris u përpoq të shiste veten tek audienca më e vjetër e kanalit, kryesisht republikane, shkruan The Guardian.Harris u pyet nëse kishte ndonjë gjë që ajo “do të bënte ndryshe” nga Joe Biden.

“Më lejoni të jem shumë i qartë. Presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Biden dhe si çdo president i ri që vjen në detyrë, unë do të sjell përvojat e mia të jetës, përvojat e mia profesionale dhe idetë e reja. Unë përfaqësoj një gjeneratë të re të lidershipit”, tha Harris.“Për shembull, si dikush që nuk e kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës sime në Uashington DC, unë ftoj për ide: qoftë nga republikanët që po më mbështesin, të cilët ishin në skenë me mua pak minuta më parë dhe nga sektori i biznesit dhe të tjerë, i cili mund të kontribuojë në vendimet që marr unë”.Gazetari i përmendi një sondazh që tregon se shumica e amerikanëve besojnë se vendi është “në rrugën e gabuar” dhe e pyeti Harrisin pse ata po thoshin këtë kur ajo ishte zëvendëspresidente që nga janari 2021.Harris sugjeroi që sondazhet tregojnë një lodhje me Biden dhe Trump, duke pasur parasysh se ky i fundit ka “kandiduar për detyrë” që nga viti 2016/PrishtinaPost

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here