Lajmet e Fundit

Zjarrfikësit në Prishtinë pajisen me mjete të reja

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka blerë mjete të reja pune për zjarrfikësit, duke forcuar kapacitetet e tyre në përballje me situata emergjente.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se këto pajisje të reja pritet të rrisin efikasitetin dhe sigurinë në mbrojtjen e jetëve dhe pronave të qytetarëve.

“Zjarrfikësit, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha, do të kenë mbështetje maksimale nga komuna, duke siguruar kushte më të mira pune dhe mjete moderne për të kryer detyrat e tyre” – ka deklaruar drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kryeqyteti falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre dhe punën e palodhshme në mbrojtjen e qytetarëve nga situata të ndryshme emergjente./PrishtinaPost

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *