Lajmet e Fundit

Ekskluzive: Ky është i riu që u kap me marihuanë, kokainë e heroinë në një taxi në Prishtinë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta PrishtinaPost.

Një rast i tillë është zbuluar edhe dje në Prishtinë, ku Policia ka ndalur një taksi për kontroll, që rezultoi me kapjen e një sasie të drogës, që iu gjet pasagjerit.Pasagjerit të dyshuar, zyrtarët policorë i gjetën një sasi të marihuanës, një qese me kokainë dhe një me heroinë.

PrishtinaPost ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u kap nga Policia është Rama Ramadani, rreth 34-vjeçar.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *