Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se është liruar ish-pjesëtari i UÇK-së, Sadik Duraku, shkruan Gazeta PrishtinaPost.
I njëjti po mbahej të burg në Serbi që nga 17 prilli i këtij viti, pasi u arrestua në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi saktësisht në Batrovci, gjoja për krime luftë gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastet e tilla duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.
Njotimi i plotë nga Ministria:
Lirohet z. Sadik Duraku nga paraburgimi në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton që është liruar z. Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat gjoja për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastet e tilla duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
